Çfarë po ndodh në Turqi? Një tjetër i vdekur në ditën e zgjedhjeve, 3 viktima deri tani
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 16:49
Është rënduar bilanci i jetëve të humbura në Turqi, ku po mbahen zgjehdjet presidenciale.
Teksa më herët u raportua për dy persona që humbën jetën si pasojë e një ataku kardiak, një tjetër viktimë është shënuar. Në provincën e Kerasounda-s, po në Pontus, një votuesi 85-vjeçar ka humbur jetën gjithashtu si pasojë e një ataku kardiak.
Më herët, në Rize, zona e presidentit Rexhep Tajip Erdogan, Seref Kurt, një komisioner zgjedhor 64-vjeçar nga Partia për Drejtësi dhe Zhvillim në pushtet, humbi jetën në një qendër votimit.
Gjithashtu në provincën e Trabzonit, afër Rizes, 75-vjeçari Aysel Ulousoy humbi jetën si pasojë e atakut kardiak.
