Probleme shëndetësore për liderin bjellorus, Lukashenko shtrohet në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 14 Maj 2023, 14:48
Lideri i Bjellorusisë Alexander Lukashenko është shtruar në spitalin në Minsk.
Mediat e huaja shkruajnë se ai mbërriti në spital rreth orës 19:00 ndërsa të gjitha rrugët përreth ruheshin nga roje të armatosura.
Lukashenko bëri paraqitjen e tij të fundit publike më 9 maj në një paradë ushtarake në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin, dhe shëndeti i tij ishte në qendër të shumë komentuesve.
Ndryshe nga liderët e tjerë që morën pjesë në festë, Lukashenko nuk mori pjesë as në drekën zyrtare me Vladimir Putin.
Sipas pamjeve të publikuara, ai kishte të fashuar dorën e djathtë, duke ngritur spekulimet rreth shëndetit të tij.

