Video në TikTok duke kërcyer me nxënësit në orën e mësimit, pushohet nga puna mësuesja
Videot e një mësueseje duke kërcyer me nxënësit e saj në klasën e një shkolle në Brazil shkaktuan reagime të forta.
Në videot e postuara në TikTok nga mësuesja Cibelly Ferreira, ajo shihet duke kërcyer me disa prej nxënësve të saj teksa të tjerët shijojnë shfaqjen.
@cibellyferreira_ Quem aí tb está in love? #professoracibelly #cibellyferreira #professora ♬ som original - Cammy ????
“Një nga nxënësit më ftoi të kërceja me të dhe kjo i pëlqeu klasës.Pas kësaj kohe, të njëjtën gjë kërkuan edhe nxënës të tjerë ndaj unë përfitova nga interesimi i tyre për të zbatuar këtë praktikë pasi pashë që në këtë mënyrë mund t'i afroj me mësimdhënien”, tha ajo për mediat braziliane.
Mirëpo, eprorët e saj nuk kanë të njëjtin mendim dhe siç raporton New York Post, e kanë pushuar nga puna pas publikimit të videove.
Në këtë vendim ndoshta ka luajtur rol “Fuel on the fire” dhe llogaria e Ferreiras në Instagram, në të cilën ajo pozon me veshje seksi.
@cibellyferreira_ Sábado também é dia né amores? #prof #cibellyferreira #professora ♬ som original - Cibelly Ferreira ????????

