Zgjedhjet e Turqisë përgjakën fabrikën e Mercedesit në Gjermani? Punëtorët e vrarë përcillen me ceremoni fetare

Të shtënat vdekjeprurëse në një punishte të Mercedesit në Sindelfingen dy ditë më parë tronditën Shtutgartin.

Qindra njerëz morën pjesë në ceremoninë fetare para xhamisë DITIB në Sindelfingen të shtunën, ndërsa para tyre ishin vendosur arkivolet e dy viktimave Ayhan B. 44 vjeç dhe Özkan K. 44 vjeç.

Të enjten, dy punëtorët humbën jetën nga të shtënat fatale në ambientet e fabrikës në Sindelfingen (objekt prodhimi për S-Klasse).

Në mëngjes herët, Murat D. 53 vjeç, punonjës i një kompanie logjistike, qëlloi dy punonjësit në një zyrë.

Motivi? Jo i qarte.

Zgjedhjet e Turqisë përgjakën fabrikën e Mercedesit në
Autori

Një mosmarrëveshje në lidhje me zgjedhjet e ardhshme në Turqi mund të ketë qenë shkas i mosmarrëveshjes, raportojnë mediat gjermane.

Viktimat dhe autori janë turq.

Sigurimi është kundërpërgjigjur menjëherë, duke bllokuar autorin derisa mbërriti policia.

Zgjedhjet e Turqisë përgjakën fabrikën e Mercedesit në
Viktimat

Autori mësohet se ka qëlluar një karikator të tërë.

Ngjarja risolli në vëmendje një tjetër incident në këtë fabrikë. Në shkurt 2022, një burrë depërtoi pengesën e një porte fabrike me një autobus VW dhe vrapoi përgjatë vendit me shpejtësi deri në 100 km/h.

Zgjedhjet e Turqisë përgjakën fabrikën e Mercedesit në