Meta: Fushata ishte me kandidatë pa program, pa debate publike dhe pa komunikim me qytetarët
Drejtoresha ekzekutive e shoqatës për kulturë demokratike Gerta Meta në një intervistë për Ora News shprehet se kjo fushatë duhet të kishte qënë diferencuese në krahasim me fushatat e tjera.
Meta shprehet se qyettarëve iu mungoi një program nga kandidatët garues dhe nuk pati një komunikim të drejtpërdrejtë me kandidatët mbi pyetje që ata kishin për shërbimet që do tju ofroheshin.
"Jemi vetëm një ditë para votimit dhe sapo është shkëputur nga mbyllja e fushatës elektorale. Dhe ne e kemi ndjekur si vëzhgues vendorë.
Do të donim që kjo lloj fushatë e 14 majit të bënte diferencën me fushatat e tjera duke rritur pritshmëritë jo vetëm për ne si vëzhgues vendas por dhe vetë qytetarët dhe votuesit shqiptarë të kishin një qasje tjetër mbi mënyrën se si do të komunikonin kandidtatët për kryetar apo të këshill bashkiak.
Prisnim që në ndryshim nga herët e tjera ajo përballja e kandidatëve të vërtetë mbi mënyrën se si do të ofronin tek qytetarët ofertat e tyre, premtimet, programet e tyre politike. Mesa vumë re ishte mungesë dhe ajo që mbizotëroi ishte që në vend të ishin qytetarët të bënin pyetje për ato pikëpyetje që kishin në lidhje me shërbimet e tyre dhe pse duhet të votoheshin ato kandidatë.
Partitë politike dhe subjektet garuese duhet të ishin me programe konkrete, të publikuara dhe transparente. Po të shikosh dhe të hysh në faqet e tyre është pak vështirë dhe në 80% të rasteve kandidatët nuk i dispononin programet dhe ofertat e tyre," tha ajo.
