“Pengmarrja e Belerit vazhdon”/ Dule reagon ashpër: Vendimi, i motivuar dhe ekzekutuar nën urdhrat e Ramës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Maj 2023, 14:16
Kreu i PBDNJ, Vangjel Dule, përmes një komunikimi për mediat ka reaguar pas caktimit të masës arrest me burg për kandidatin e opozitës në zgjedhjet e 14 majit në Himarë, Fredi Beleri.
Sipas tij “pengmarrja” e Belerit vazhdon, ndërsa vendimi i dhënë nga gjykata tashmë pritej.
Dule u shpreh se vendimi i dhënë ndaj Belerit është motivuar dhe ekzekutuar drejtpërsëdrejti nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama.

