Berisha i nxjerr FOTON: Kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit

Lideri historik i demokratëve Sali Berisha, denoncoi përmes rrjeteve sociale një rast të blerjes së votave.

Sipas Berishës, kushëriri i drejtorit të policisë po blen vota në Spitallë të Durrësit.

“Denoncohet blerësi i votave në Spitallë, Durrës. Ai është Fetah Mataj kushëri i drejtorit të policisë së Durrësit!” shkruan Berisha.

Berisha i nxjerr FOTON: Kushëriri i drejtorit të policisë po blen

Durrësi është një nga vatrat më të nxehta të blerjes së votave nga makineria elektorale shtetërore.