Petrit Vasili: Edhe uji në gjendje të rëndë në Tiranë, me trialometan kancerogjen

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka ndjekur me shqetësim raportet e publikuara nga emisioni investigativ “Piranjat” rezultatet e investigimit se në ujin e pijshëm në Tiranë gjendet trialometani kancerogjen.

“Analizat tregojnë se edhe uji është në gjendje të rëndë në Tiranë.

Tri zona paraqiten në gjendje alarmante të ujit me nivel të lartë të Trialometanit, një përbërës kancerogjen.

Pasi testuan se ajri i Tiranës është jo vetëm i ndotur, por edhe me substanca kancerogjene, ‘Piranjat’ sjellin një tjetër investigim, duke analizuar ujin e Tiranës, në bashkëpunim me laboratorin e specializuar ‘Neotes’ në Salerno të Italisë.

Në ajër në Tiranë ka nivele shumë të larta Benzeni kancerogjen dhe NO2. Në ujin e pijshëm në Tiranë gjendet trialometani kancerogjen!”, shprehet në reagimin e tij nënkryetari i PL-së Petrit Vasili.