Blushi: Alfred Beleri, i burgosuri i parë politik elektoral, Rama urdhëroi arrestimin e tij
Përmes një postimi në Facebook, sekretari i përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi shkruan se Alfred Beleri është i burgosuri i parë politik elektoral.
Sipas tij, kështu kandidati i opozitës hyn në rekordin e zi të dhunimit të zgjedhjeve si i burgosuri i parë politik elektoral. Bumerangu elektoral e pret grabitësin e pronave të të gjithë qytetarëve.
Blushi: Alfred Beleri, i burgosuri i parë politik elektoral! Pasi u tmerrua nga braktisja që i bënë banorët e Himarës në takimin elektoral, pasi i dështoi sulmi i inskenuar mediatik ndaj kandidatit të opozitës në Himarë, armiku i votës së lirë dhe i pronave të gjithë banorëve të bregdetit urdhëroi arrestimin skandaloz në mesnatë të Fredi Belerit me qëllim të vetëm bllokimin e tij fizik për 72 orë derisa të përfundojnë zgjedhjet e 14 Majit.
Kështu kandidati i opozitës hyn në rekordin e zi të dhunimit të zgjedhjeve si i burgosuri i parë politik elektoral. Bumerangu elektoral e pret grabitësin e pronave të të gjithë qytetarëve nga Orikumi deri në Ksamil! Bashkë Fitojmë në Himarë dhe në të gjithë Shqipërinë!
