Ironizon Tedi Blushi: I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët!

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi në një reagim në Facebook ka ironizuar kandidatin e PS në Korçë.

Blushi shprehet se ai ndjehet i braktisur nga korçarët dhe se në këtë mënyrë ka filluar të flasë me pakistanezët.

Blushi: Kandidati pakistanez i “rilindjes” në Korçë! Sotiraq Filo kandidon për Kryetar Bashkie në Pakistan! Po ç’do aq larg bre Raqkë?! Shihni si i rrit “talking about” edhe “google trends”!

I braktisur nga korçarët, Sotiraqi ka filluar të flasë me pakistanezët! Nuk ka faj! Korça nuk e do dhe nuk e dëgjon më! Më 14 Maj Korça voton për Ndryshimin, për Ledina Alollin dhe Bashkë Fitojmë!