Meta i shkon në zyrë Berishën: Rama me policinë e Çuçit inskenoi arrestimin e Belerit, ka frikë nga humbja

Në prag të mbylljes së Fushatës elektorale sot dhe zgjedhjeve në 14 i, kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta i ka shkuar në zyrë Sali Berishës.

Pas takimit Meta tha se Rama po përjeton dramën e orëve të fundit në pushtetin vendor dhe se inskenon arrestime me policinë e Bledi Çuçit.

Meta: Rama po përjeton dramën e orëve të fundit në pushtetin vendor. Nga ai mund të prisni edhe marrëzira të tilla. Përsa i përket inskenimit të tij për arrestimin me anë të policisë së Bledi Çuçit, ju siguroj që fitorja e opozitës në qarkun e Vlorës do të jetë më e madhe.

Ai është i shqetësuar për grabitjen e pronave që ka bërë në këtë qark. Ky është një inskenim i tij sepse është i tmerruar nga vota. U bëj thirrje të gjithë strukturave tona në Himarë dhe Sarandë që të mbrojnë pronat e tyre, sepse Rama i do të gjitha për të vazhduar pastrimin e parave atje. Prandaj për të shpëtuar nga Rama ka vetëm një rrugë: pjesëmarrja masive në zgjedhje.