Ambasadori gjerman thirrje për 14 maj: Informohuni, merrni pjesë në zgjedhje, mos u manipuloni

Ambasadori i Gjermanisë në vendin tonë Peter Zingraf, në mesazhin e tij për zgjedhjet e së dielës, ju bën thirrje të gjithë të rinjve që t’i drejtohen kutive të votimit, dhe të shfytëzojnë të drejtën qytetare që ua njeh ligji dhe Kushtetuta.

Ambasadori kërkon që të rinjtë të jenë pjesëmarrës, ndërsa garanton se Gjermania do të jetë një mbështetës i vazhdueshëm i Shqipërisë.

“Zgjedhjet vendore ditën e diel janë jo vetëm një gur kilometrazhi i rëndësishëm për vetë Shqipërinë, por edhe një tregues për progresin e Shqipërisë në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.

Me votën tuaj ju mund t’i jepni formë të ardhmes së Shqipërisë dhe të forconi më tej demokracinë e saj. Për këtë qëllim zgjedhjet duhet të jenë të drejta dhe transparente – kjo përbën bazën e demokracisë.

Ndaj dua t’u them në mënyrë të veçantë të rinjve në vend:

Informohuni, shkoni në zgjedhje, merrni pjesë në procesin demokratik, jepuani votën tuaj kandidatëve me integritet, refuzoni të gjitha përpjekjet për manipulim dhe mungesë transparence.

Gjermania do të vazhdojë ta shoqërojë Shqipërinë si një partner i fuqishëm në rrugën e saj drejt Bashkimit Evropian.”, deklaron ambasadori gjerman.