E rëndë në Tiranë, gjendet një trup i dekompozuar afër Urës së Tabakëve
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Maj 2023, 12:59
Një person i pajetë është gjetur në një grumbull shkurres afër Urës së Tabakëve.
Trupi është gjetur në kushte të dekompozuara, ndërsa dyshohet se bëhet fjalë për një endacak.
“Më datë 10.05.2023, rreth orës 11:55, afër Urës së Tabakëve, në një grumbull shkurresh, është gjetur i dekompozuar trupi i një shtetasi ende të paidentifikuar, në pamje të parë endacak.” - njofton policia.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e trupit të pajetë dhe për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
