Dita Botërore e Talasemisë, bien dhuruesit vullnetarë, mjekët: Çiftet e reja të bëjnë analizat para se të bëhen fëmijë!

Në Ditën Botërore të Talasemisë pacientë dhe mjekë në Shqipëri bëjnë thirrje për dhurimin vullnetar të gjakut. Në Bankën e gjakur të Lushnje 110 pacientë marrin flakonë periodikë, ndërsa është vërejtur se vitet e fundit ka një rënie të dhurimit vullnetar të gjakut.Ndërkohë mjekët bëjnë thirrje që çiftet e reja të bëjnë analiza përpara se të sjellin në jetë një fëmijë.

Kjo është një 31-vjeçare nga Fieri  e cila vuan nga talasemia.

Në Ditën Botërore të Talasemisë ajo tregon se kohët kanë ndryshuar, dhe tanimë është më pak problem për të gjetur flakonë më gjak, çdo 21 ditë që ajo ka nevojë.

"Krahasuar me vitet e mëparshme është një dhurim goxha i mirë. Dhuruesit e gjakut janë familjarët dhe vullnetarët."

Ndonëse problemi i dhuruesve vullnetarë mbetet aktual, familjarët janë zgjidhja emergjente për këtë kategori pacientësh.

"Ka por janë duke u pakësuar. Është një e vërtetë e hidhur."

110 paciente jane aktualisht ata të cilët marrin gjak në Bankën e Hemoglobinopatisë në spitalin e Lushnjes, ndërsa ulja e numrit të pacientëve talasemikë ka të bëjë me emigrimin e popullsisë sipas mjekes hematologe Arjana Zaka.

"Çiftet e reja të cilët kanë vendosur të bëhen me fëmijë është mirë të bëjnë analizën e elektroforezës, kushton shumë pak, bëhet te mjeku i familjes. Çifti mund të zbulojë është apo jo mbartës i shëndetshëm i kësaj sëmundje."

Dhurimet e gjakut mbeten ende problem në vendin tonë, ndërsa në këtë ditë thirrja shkon për të gjithë qytetarët që të dhurojnë gjak.