Denoncim/ Zëdhënësja e fushatës së Këlliçit: Kryezjarrfikësi i Veliajt, shkel ligjin për vota
Zëdhënësja e fushatës së Belind Këlliçit, Silvi Bardhi shprehet se drejtori i Zjarrfikëseve në Bashki, Shkëlqim Goxhaj, i cili është dhe ushtarak, për shkak të detyrës, nuk duhet të bëhet ushtar i një lufte të Veliajt, me shantazh e mjete të tjera për të blerë vota.
Sipas saj, kjo është shkelje e rëndë ligjore të vesh në dispozicion të kapjes së votës magazinat e punës, duke i kthyer në qendër të shpërndarjes së ndihmave elektorale.
“Belind Këlliçi informohet çdo ditë për këto shkelje nga punonjës të Bashkisë, të cilët janë të revoltuar nga trysnia e kërcënimi që ushtrohet ndaj tyre. Interesi personal e pushteti i Veliajt, nuk është arsye për askënd për të shkelur ligjin. Çdo drejtor që abuzon me detyrën do të përgjigjet. Drejtësia e qytetarëve të Tiranës po vjen, është vetëm 10 ditë larg.” – shkruan ajo.
