Meta: Programi i Këlliçit është nxitës dhe miqësor ndaj biznesit, përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë
Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta shkruan në Facebook se Programi i Belind Këlliçit është shumë nxitës dhe shumë miqësor ndaj biznesit dhe përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë.
Sipas tij, jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë.
Meta: Programi i Belind Këlliçit është shumë nxitës dhe shumë miqësor ndaj biznesit dhe përfitojnë 45 mijë biznese në Tiranë. T'u bëjmë të qartë të gjithëve për përfitimet që do të kenë nga shërbimi i transportit falas!
Jo vetëm në qytetin e Tiranës, por nga Shëngjergji dhe deri në Ndroq, nga Zall-Bastari dhe Zall-Herri e deri në Kërrabë. T'u bëjmë të qartë të gjithë këtë program të jashtëzakonshëm që kthen qytetarët në qendër të vëmendjes.
