I dha me koncesion aeroportin oligarkut pro-rus, ish-kryeministri nën akuzë për shpërdorim detyre

Ish-kryeministri i Moldavisë Yuri Leanca akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me dhënien me koncesion të Aeroportit Ndërkombëtar të Kishinauit oligarkut prorus Ilan Shor, i cili u largua nga vendi në vitin 2019.

Veronika Dragalin, drejtuese e prokurorisë për korrupsion, njoftoi sot se janë ngritur akuza zyrtarisht kundër Leancas dhe shtatë bashkëpunëtorëve të tjerë.

Aeroporti Ndërkombëtar i Kishinaut iu dha me qira në vitin 2013 për 49 vjet një kompanie të lidhur me politikanin dhe biznesmenin Ilan Sor, i cili u largua nga Moldavia në 2019 pasi properëndimorja Maia Sandu u zgjodh presidente.

Nëntorin e kaluar, një gjykatë apeli vendosi që kontrolli i aeroportit ndërkombëtar duhet ti kthehet shtetit.