Krijuar nga Inteligjenca Artificiale, kjo "zanë" e motit është thjesht e rreme

Flokë të mbedhura, buzëqeshje e bukur dhe bluzë leopardi. Gjithçka e rreme!

Në transmetuesin zviceran "M Le Media", një zanë artificiale e motit njofton diellin dhe shiun.

Këtë e ka konfirmuar shefi i stacionit Philippe Morax i gazetës “20Minuten”.

“Jade” quhet zonja e cila prej mëngjesit të 3 prillit ka dhënë parashikimin e motit për pjesën franceze të Zvicrës.

Në pamje të parë ajo nuk dallohet nga një meteorologe e vërtetë, vetëm pas një kohe ti mund të vëreshse ajo mezi lëviz.

Dhe fjalitë tingëllojnë të paqëndrueshme në një moment.

Krijuar nga Inteligjenca Artificiale, kjo "zanë" e motit

Sipas shefit të stacionit Philippe Morax, ata donin të punësonin një prezantuese të vërtetë të motit por nuk mundën ta gjenin.

Në fund të fundit, për atë pozicion pune duhet të zgjohesh shumë herët.

Kështu lindi ideja e zanave të AI, thotë Morax.

Përparësitë? Jade është çdo ditë, nuk sëmuret kurrë dhe nuk bën as pushime.

Zana e parë e rreme nuk është Jade. Në vitin 2016, kanali televiziv kinez "Shanghai TV" përdori një avatar nga Microsoft për lajmet e tij.

Në vitin 2021, një prezantues artificial lexoi lajmet nga Kuwait News në Twitter.

Por asnjëra nuk ka qenë ndonjëherë aq e vërtetë sa Jade...

Dhe sipas Philippe Morax, ky është vetëm fillimi.

Ai paralajmëroi të tjera projekte të tilla në “France Inter” – ato tashmë janë “në përgatitje”.