Peshon sa një fëmijë katër vjeç, macja më obeze në botë nis dietën

Ky maçok u bë një sensacion në internet për shkak të mbipeshës.

Patches është macja më e trashë në botë dhe peshon pak më shumë se 18 kilogramë.

Kaq është pesha mesatare e një fëmije katërvjeçar.

Kay Ford nga Richmond, Virxhinia, është një adhuruese e Patches.

Natyrisht,  ajo e ka të qartë se të qenit kaq mbipeshë nuk është e mirë as për kafshët dhe as për njerëzit.

Kjo është arsyeja pse pronarja dëshiron ta fusë në dietë.

Peshë normale e maçokut është 4-5 kg.

Edhe pse mbipeshë, Kay tregon se maçoku nuk ha gjithçka.

“Ai është me të vërtetë mjaft pëzgjedhës".

Dieta nuk është kurrë e lehtë, por maçoku nuk do të duhet ta luftojë vetëm atë.

"Ndoshta ne mund të humbim peshë së bashku.Kam shtuar më shumë se nëntë kilogramë gjatë pandemisë, të cilat do të doja t'i humbja përsëri.”

Peshon sa një fëmijë katër vjeç, macja më obeze