Në grahmat e fundit, peshkaqeni blu del në breg për të lindur 20 të vegjëlit dhe ngordh
Ajo ishte në grahmat e fundit, por me forcën e dëshpërimit, peshkaqeni nënë arriti në breg, ku lindi të vegjlit e saj para se të ngordhte.
Njëzet ekzemplarë të porsalindur të peshkaqenit blu, kanë mbijetuar të gjithë pas gjestit ekstrem të dashurisë së nënës së tyre.
Historia ndodhi në Calaseta, në ishullin Sant'Antioco në jug të Sarndenjës, përgjatë plazhit Le Saline.
Disa banorë të zonës raportuan më pas në departamentin e pylltarisë për praninë e një peshku të madh në plazh dhe punëtorët ndërhynë menjëherë duke shpëtuar foshnjat e porsalindura.
Më pas u konstatua se bëhej fjalë për një peshkaqen blu, rreth dy metra i gjatë, me lezione të dukshme në trup, të cilat i sollën vdekjen pas lindjes.
Të vegjëlit u lëshuan mennjëherë në det pas lindjes.

