Sanksionet e Perëndimit kundër presidentit rus, e dashura e përfolur e Putinit zhvendoset nga Zvicra drejt Siberisë

E dashura e përfolur e presidentit rus, Vladimir Putin, Ana Kabaeva është zhvendosur nga Zvicra drejt Siberisë pas sanksioneve të Perëndimit.

Mediat e huaja shkruajnë se 39-vjeçares i është ndalur qëndrimi në Zvicër, shkak agresion rus në Ukrainë.

Medalistja e artë olimpike në gjimnastikë ritmike dhe nëna e fëmijëve të liderit rus rrallë del në publik dhe tani është vendosur në rajonin e Azisë veriore.

Në udhëtimin e saj të fundit dhe nën masa drakoniane sigurie, ajo shkoi në Omsk, Siberi si e ftuar speciale në një ngjarje kampionati të gjimnastikës instrumentale.

Mbetet ende e paqartë se sa gjatë do të qëndrojë në Siberi.