86 ditë në grevë urie/ Militanti palestinez vdes në një burg izraelit, rriten tensionet me dy vendeve

Një figurë e lartë e grupit militant palestinez ndërroi jetë në një burg izraelit pas 86 ditëve në grevë urie, ku refuzoi çdo ndihmë mjekësore. Si hakmarrje, palestinezët rikthyen sulmet me raketa nga rripi i Gazës

Khader Adnan, një figurë kryesore e grupit militant palestinez Xhihadi Islamik ndërroi jetë në një burg izraelit pas 86 ditësh në grevë Urie!

Autoritetet izraelite njofton vdekjen e tij këtë të martë, duke theksuar se ai u gjet pa shenja jete ne qeli.

Militanti palestinez është dërguar në spital, por ndihma mjekësore nuk ka mjaftuar për ta mbajtur në jetë.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se Khader Adnan, kishte refuzuar t’i nënshtrohej testeve mjekësore dhe të merrte trajtim gjatë grevës së urisë në burg!

Në shenjë hakmarrje pas lajmit të vdekjes,  militantët hodhën të paktën tre raketa nga Rripi i Gazës. Megjithatë, sulmet nuk regjistruan viktima.

Xhihadi Islamik, i cili është i vendosur në Rripin e Gazës, kishte paralajmëruar më herët Izraelin do të paguante një çmim të rëndë nëse ai vdiste në burg.

Khader Adnan, 44 vjeç, iakuzohej për nxitje të akteve terroriste dhe pritej të dilte para gjykatës këtë muaj!

Adnani ishte nga Jenin në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe kishte qenë brenda dhe jashtë paraburgimit izraelit gjatë dy dekadave të fundit.

Ai kishte qenë në grevë urie pesë herë. Fati i të burgosurve palestinezë në Izrael është një çështje kryesore për palestinezët, të cilët e konsiderojnë Izraelin përgjegjës për mirëqenien e tyre.

Përplasjet mes grupimeve palestineze dhe izraelit kanë qenë të vazhdueshme edhe përgjatë muajit të Ramazanit muajin e kaluar!