Projektet e pambaruara të Beratit, Ismaili: Ky qytet s'e meriton keqqeverisjen e këtyre 4 viteve, skandali me projektin e sheshit

Kandidati i koalicionit "Bashkë Fitojmë" për Bashkinë Berat, Dr. i Shkencave të Mjekësisë ligjore Zija Ismaili në një intervistë për RTV Ora u shpreh se bashkia Berat nuk e meriton keqmenaxhimin që ka patur në këto 4 vite.

"Unë i jam nënshtruar një procesi nga Primaret në PD dhe pasi u konsultova me të gjithë grupet e interesit të qytetarëve të Beratit, anëtarëve të PD. Kështu u bëra pjesë e garës dhe fitova në masën mbi 85% të votëbesimit e të gjithë anëtarëve të PD. Kisha shumë arsye.

E para qyteti ku unë kam jetuar dhe do të vazhdoj të jetoj është një qytet që nuk e meriton një keqmenaxhim në 4 vitet e fundit nga kryetari aktual i Bashkisë Berat. Prej 23 vitesh kjo bashki është qeverisur nga PS dhe koalicionet e saj. Obligimi im për të qënë krah qytetarëve të Beratit ishte një arsye gjithashtu që të kandidoj në këto zgjedhje me synim tja kthej qytetarëve," tha ai.

Ismaili prezantoi programin e tij i cili ka për synim të zhvillojë dhe mbrojë asetet kulturore turistike, duke përmendur këtu kalanë e Beratit dhe problematikat që hasen në të si dhe pika të tjera në qytet.

"Ka shumë objekte muzeale që duan rijetëzim dhe që të ndodhë një gjë e tillë duhet ti nënshtrohen procesit të rikontruksionit, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës dhe për këtë ne do ët hapim një zyrë të veçantë pranë bashkisë me ekspertët më të mirë. Për pjesën tjetër të bashkisë që janë në zona kondrinore dhe fushore ne kemi plan të urbanizohen pasi në 4 vjet bashkia nuk ka vendosur asnjë dorë. Bashkia ka mbajtur taksat për vete," tha ai.

Ismaili foli dhe për projektin e bashkisë për sheshin e qytetit për të cilin ka patur denoncime të shumta.

Nënkryetari i Bashkisë Luçiano Bojaxhiu, njëkohësisht dhe drejtor i komanduar i urbanistikës rezulton dhe projektues i sheshit qendror të Beratit.

Në një foto të siguruar nga Ora News vërehet se afati i fundit për përfundimin e punimeve do të duhet të ishte mars 2021. Megjithatë data është korrigjuar dhe mbi është është vendosur një tjetër datë, ajo e dhjetorit 2021. Pavarësisht kësaj kantieri vazhdon të jetë ende i hapur sot në maj të 2023.

"Riurbanizimi i Bashkisë Berat filloi me ndërtimin e shehsit, me pedonalen e qyettit. Pas përfudnimit të kësaj pedonaleje në mënyrë komplet pa informacion me qytetarë e pa konsultim me ekspertët u rrethua sheshi me idenë se do të bëhej një parkim i nëndheshëm. Në këtë projekt Bojaxhiu është edhe nënkryetar edhe projetkues i sheshit, pra në konflik të hapur interesi. Në konsultat që kam patur me qytetarë di gjë ky person është nën hetim nga drejtësia. Kjo është një aferë shumë serioze për qytetin. Trafiku në qytet është rënduar shumë, falë dhe nëj papërgjegjshmërie të bashkisë pasi rrugën e vetme ku qarkullojnë mjetet kanë filluar ta restaurojnë. Rruga u restaurua para një viti, vunë ca pllaka guri, nuk ka tabela që të orientojnë.  Ka dhe raste të tjera në konflikt interesi," tha ai.

Projektet e pambaruara të Beratit, Ismaili: Ky qytet s'e meriton