Meta: Paratë e bashkisë së Tiranës shkojnë për të ahengje dhe paga VIP-ash për propagandë

Në një dalje për mediet, kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta u shpreh se në bashkinë e Tiranës shpenzimet operative nga 33 milionë dollar që ishin në 2016, kaluan në 70 milionë dollarë në 2021.

Ai tha se të gjitha paratë shkojnë për paga për propagandë, për qejfe dhe për ahengje dhe për deklarata VIP-ash të cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës në shkëmbim të deklaratave të tyre për të mbështetur përsëri kryetarin e komanduar.

Meta: Buxheti i Bashkisë së Tiranës është e rëndësishme të krahasohet lidhur me degradimin e tij skandaloz. Pasi në vitin 2016, numri i të punësuarve ishte 4049, në vitin 2021 vajti 7610 dhe sot është shumë më tepër pasi nuk ka asnjë lloj transparence. Pra, gati është dyfishuar. Fondi pagave në vitin 2016 ishte 34 milionë dollarë, në vitin 2021 60 milionë dollarë, sot është akoma më tepër. Shpenzimet operative nga 33 milionë dollar që ishin në 2016, kaluan në 70 milionë dollarë në 2021. Aktualisht, pagat dhe shpenzimet e tjera shkojnë 130 milionë dollarë ose 64% e buxheti të Bashkisë së Tiranës. Ndërsa investimet që u premtuan që do rriteshin, nga 34 % që ishin në vitin 2016 përfundojnë vetëm në 18% në vitin 2021. Pra janë përgjysmuar. Pra, konkluzioni është i qartë, të gjitha paratë shkojnë për paga për propagandë, për qejfe dhe për ahengje dhe për deklarata VIP-ash të cilët janë përfituesit më të mëdhenj nga taksat që paguajnë qytetarët e Tiranës në shkëmbim të deklaratave të tyre për të mbështetur përsëri kryetarin e komanduar.

Ndërkohë që ato duhet të shkonin për investime, për përmirësimin e infrastrukturës copë-copë të Tiranës dhe për të përmirësuar shërbimet e tjera ndaj qytetarëve të Tiranës. Pra, edhe një herë vetëm për ta krahasuar në 2016, këtu e kemi për propagandë, këtu e kemi për paga, këtu e kemi për investime. Tani shiko sa vete propaganda dyfishohet, pagat po kështu dyfishohen, ndërsa investimet kjo me blu të butë, shikoni pothuajse përgjysmohen investimet për qytetin për infrastrukturën për qytetarët që janë një përfitim i drejtpërdrejtë i tyre. Ndaj edhe ky krahasim nuk është asgjë tjetër veçse një thirrje që të gjithë të nxitojnë edhe të votojnë në 14 maj për ndryshimin, në mënyrë që bashkia t’i kthehet qytetarëve. Dhe është koha të flasin qytetarët dhe është koha të ndëshkojmë edhe VIP-at që flasin në këmbim të përfitimeve që marrin nga kryetari i komanduar në dëm të qytetarëve dhe taksave që paguajnë ata.