Rama thirrje grave socialiste: Turruni burrave dhe çelësin mbyllur brenda, që të mos votojnë Like Floririn

Rama thirrje grave socialiste: Turruni burrave dhe çelësin mbyllur

Sa më shumë vite kalojnë në krye të qeverisë, aq më pak e mban kryesocialisti Edi Rama dehjen nga pushteti.

Kjo duket nga batutat në takimet me gratë dhe vajzat për fushatën e 14 Majit, në vitin e tij të dhjetë në pushtet.

Rama e lëshoi gojën në fund të takimit në Pogradec, pasi kishte folur për gjysëm ore për Berishën dhe Metën. Në fund iu drejtua grave të Pogradecit me thirrjen që të të turren “burrë më burrë”, ta mbajnë kokën mbrapa e çelësin brenda.

“Gomari është personalitet, ka mbajtur perëndinë mbi shpinë. Për më tepër sot, le ta themi se janë në ditën më të keqe, janë të diskredituar totalisht, nuk i do njeri t’i shohë me sy. Lufta e tyre për të fituar ndonjë bashki tek-tuk është për t’i mbajtur peng dhe për të paguar autobuzët të nxjerrin njerëzit që të thonë “Rama ik” atje. Edhe unë ktu jam. Unë do iku kur ta vendosim bashkë. Ata për mua janë bërë si hudhra. Do i thuash burrit si do marr rrugën unë të votoj Like Floririn? Se ai tjetri nuk është fare as në fletën e votimit. Tani turruni nëpër gjitone, burrë më burrë, koka mbrapa, çelësi mbyllur brenda” ishte thirrja me të cilën Rama mbylli fjalimin e tij duke shkaktuar të qeshura tek të pranishmit, që nuk dihet se çfarë kuptuan nga fjalët e tij.

Pas kësaj mbylljeje që i bëri fjalimit, Rama kërkoi edhe një herë ritmet tallava me të cilin përcolli të ftuarit në takim.