Mbetjet ende problem në Himarë/ Stacioni i transferimit nuk funksionon, pastrimi me mjete primitive

Në Himarë problemi i mbetjeve mbetet ende pa zgjidhje. Qytetarët e përfaqësues të bizneseve parashikojnë një sezon problematik.

Stacioni i transferimit të mbetjeve në Himarë, i ndërtuar katër vite më parë për ta  shpëtuar qytetin nga plehrat sot nuk funksionon.

Investimi synonte edhe ndarjen e mbetjeve në burim si dhe reduktimin e kostove të bashkisë.

Siç shihet nga pamjet pajisjet nuk janë në punë ndërsa mbeturinat e Himarës dhe 20 fshatrave përreth grumbullohen në oborrin  e këtij stacioni.

Pasi qëndrojnë kohë aty mbeturinat dërgohen në landfillin e Delvinës duke mos i dhënë zgjidhje problemit të madh që ka Himara me mbetjet.

Shqetësimi është më i madh për bizneset të cilët thonë se në verë qyteti ndotet shumë dhe plehrat hidhen gjithandej.

"Megjithëse paguaj taksa vazhdimisbtnë bashki, mbeturinat janë një problem i imi. I marr me makinën time dhe i çoj në kosha. Janë më tepër se 30 hotele, bar-restorante dhe ak vetëm një kish plehrash në Livadh," tha ai.

Edhe këtë sezon që është në prag qytetarët parashikojnë një Himarë të ndotur teksa thonë se pastrimi bëhet ende me mjete primitive.

"Mirë është të bëhej em të gjtiha standarded europiane por u la në mes. Milionat u hodhën dhe ai mbeti një magazinim kot, aq impiant nuk quhet," thonë ata.

Menaxhimi i mbetjeve urbane ka qenë gjithmonë një gangrenë për Bashkinë Himarë edhe pse kreu i qeverisë ka shprehur kritika të ashpra për drejtuesin e saj ende problemit nuk i është dhënë zgjidhje.