Aksident te Pylli i Sodës/ Parakalimi i gabuar, drejtuesi humbet kontrollin dhe përfundon në kanal, shpëton 24-vjeçari
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 29 Prill 2023, 15:50
Një aksident në zonën e Pyllit të Sodës pranë hidrovorit të qytetit të Vlorës është shënuar mesditën e kësaj të shtune.
Gazetari Edi Ruçi raporton se një automjet tip “Audi” ka përfunduar në kanal,
Sipas burimeve raportohet për një të plagosur.
Drejtuesi i mjetit ka humbur kontrollin, pasi ka shmangur një automjet tjetër, duke dalë nga rruga duke rrezikuar të përfundojë në kanalin e hidrovorit të qytetit.
Mësohet se i plagosuri është i moshës 24-vjeçare dhe është jashtë rrezikut për jetën.



