Asgjësohen 300 fidanë kanabis/ Aksione në Krujë dhe Malësi të Madhe, dy në kërkim një në procedim
300 fidanë kanabis sativa u zbuluan dhe asgjësuan nga Policia e Shtetit në dy aksione të ndryshme. Si autorë të kultivimit të lëndës narkotike u identifikuan tre persona, nje prej tyre i mitur.
As gjetja e një zone të pyllëzuar si kjo e fshatit Cudhi në Krujë nuk mundi të mbante të fshehtë aktivitetin e paligjshëm të këtyre dy të rinjve.
Ata janë zbuluar nga dronët e policisë teksa po vinin në tokë kubikët e vegjël të kanabis sativës.
Në operacionin për parandalimin e kultivimit të lëndëve narkotike kanë marrë pjesë 50 forca të policisë së krujës dhe durrësit si dhe 4 dronë.
Në përfundim u asgjësuan 224 fidanë të kultivuar në kubik.
Njëri prej autorëve Lulzim Mesi është shpallur në kërkim ndërsa për bashkëpunëtorin e tij policia po punon për ta identifikuar dhe ndaluar.
Aksion policia zhvilloi edhe në Malësinë e Madhe.
Në fshatin Koplik i Sipërm u asgjësuan 80 fidanë të dyshuar kanabis të kultivuar në kubikë.
Një 16-vjeçar u ndalua si autor por do të procedohet në gjendje të lirë për shkak të moshës.
Kjo është periudha kur nis kultivimi i kanabis sativës ndaj Policia e Shtetit ka intensifikuar kontrollet nga toka e ajri për parandalimin e fenomenit që në fazë parapërgatitore.

