Operacion antidrogë në Krujë, zbulohet parcela me 224 fidanë kanabis
Krujë/Kontrolle intensive nga toka dhe ajri, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të bimëve narkotike.
Kontrollet në kuadër të operacionit policor antikanabis të koduar “Territor i pastër”.
Në kontroll, 50 forca policore të Komisariatit të Policisë Krujë, forcat operacionale të DVP Durrës dhe 4 dronë.
Evidentohet një rast i tentativës për kultivim të bimëve narkotike. Asgjësohen 224 fidanë të kultivuar në kubikë .
"Shërbimet e Policisë, nëpërmjet dronëve, kanë evidentuar në një zonë të pyllëzuar të njësisë administrative Cudhi, në territorin e pyllëzuar të fshatit Cudhi, 2 shtetas në tentativë për të hedhur në tokë, fidanët kanabis që kishin të kultivuar në kubikë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe informacioneve të marra, u bë i mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e njërit prej autorëve, konkretisht shtetasit L. M., 35 vjeç, banues në fshatin Cudhi," njoftoi policia.
Vijon puna për identifikimin e shtetasit tjetër dhe për kapjen e tyre.
Operacioni vijon.
