Vdekja e 22 vjeçares keniane/ Shoqërohen në komisariat 6 të dyshuar, kontrolle në disa banesa në Tiranë
Policia e Tiranës ka shoqëruar 6 persona të cilët dyshohët se kanë lidhjë më vrasjen e 22 vjecares Joy Ayoko.Në mesin e ketyre personavë është edhe shoferi i kazinos ku e reja punonte. Të dhënat e perftuara nga hapja e telefonit ka bërë që mbi ngjarjën të sigurohen prova të reja.
Pas hapjës së telefonit të kenianes së ndierë Joy Ayoko dhe përftimit prej tij të bisedave me interes për hetimin, 6 persona janë shoqëruar në komisariatin nr 1 në Tiranë. Ata dyshohen se kanë lidhje apo dijeni për ngjarjen.
Mes personave të shoqëruar është shoferi i kazinos Rodi Braci.
Ky i fundit i cili ka qënë edhe një herë subjekt i marrjës së në pyetje dyshohet se kanë qënë kontakti i fundit më 22 vjeçares që mbeti viktimë pas dhunës barbare të ushtruar nga persona ende të paidentifikuar. Krahas shoqërimeve policia ka kryer edhe 4 kontrolle banesash.
Nga dosja hetimore mësohet se e reja është thirrur për të zbritur poshtë në hyrje të godinës së Hostelit ku qëndronte e më pas është dhunuar barbarisht. Trupi i saj dyshohet të jetë marrë dhe është hedhur në pjesën e pasme të ndërtesës.
Ky fakt ka përputhje me kqyrjen e vendit të ngjarjes dhe mënyrën se si është gjetur trupi i 22-vjeçares, ndërkohë që në dhunimin e saj dyshohet se janë përfshirë 5 persona.
Prej momentit kur është gjendur ajo qëndroi disa muaj në Spitalin e Traumës në gjendje të rëndë dhe në koma. Për shkak se nuk u arrit që të rikuperohej ajo u nis drejt vendit të lindjes ku edhe ndërroi jetë në shkurt të vitit 2023.
