Djegia e banesave në Vlorë, banori: Disa ditë më parë i mori djalin, nëna dhe nipi janë në spital
Nga OraNews Përditësimi i fundit 29 Prill 2023, 09:20
Dy shtëpi janë djegur në Llakatund të Vlorës e autori i zjarrit dyshohet të jetë ish-dhëndri i familjes Fanaj i cili dyshohet se pas ndarjes nga vajza i ka vënë flakën shtëpisë.
Një banor i zonës ka treguar se në shtëpi në momentin e zjarrit në shtëpi ndodheshin gjyshja
"Nga ora 2:30 dëgjuam kërcëllimën këtu. Kanë pasur probleme dhe më përpara, kanë pasur një vajzë të martuar në Kosovë. Para ca ditëve i mori djalin ai asaj. Se nga e kaloi dhe si e kaloi nuk e di. Të zotët janë të dy në spital,Ata janë të dy në spital si e ëma si djali i asaj që është martuar në Kosovë. Morën plakën njëherë pastaj morën atë," tha ai.

