Djeg shtëpinë e ish-gruas, dhëndri nga Kosova dhunon familjarët e ish-bashkëshortes dhe u shkrumbon shtëpinë
Një shtetas nga Kosova nuk e ka pritur mirë ndarjen nga bashkëshortja e tij nga Llaktundi i Vlorës. Këtë të shtunë ai ka dhunuar familjarët e ish-gruas së tij dhe i ka vënë flakën banesën ku ndodheshin ish-vjehrra dhe nipi i saj.
Dy banesa u shkrumbuan orët e para të mëngjesit të së shtunës në Llakatund të Vlorës.
E para që u përfshi nga flakët ishte shtëpia e Lutfie Fanajt.
Dyshohet se zjarrin në banesën që nuk kishte as energji elektrike e vuri ish-dhëndëri Haki Bajrami që jeton në Kosovë pas ndarjes nga vajza e saj.
Në dijeni të problemeve mes dy familjeve Fanaj dhe Bajrami janë edhe të afërmit. Ata thonë se Lutfija dhe nipi i madh nga martesa e parë e vajzës janë dhunuar nga ish-dhëndri dhe më pas ky i fundit i ka vënë flakën shtëpisë.
"Para ca ditëve i mori djalin ai asaj.
Të zotët ishin brënda. Vajzën se di ku e ka, në greqi më duket," thanë ata.
Gjyshja së bashku me nipin, tregojnë ata, kanë përfunduar në spital dhe për fat të mirë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
"Janë të dy në spital, si e ëma dhe nipi i asaj që ishte martuar në Kosovë," tha ai.
Flakët që nisën në shtëpinë e Lutfije Fanajt u përhapën edhe në banesën e fqinjit ngjitur Petrit Izetit.
Zjarri dhe aty ka lënë veç muret çdo gjë tjetër është bërë shkrumb e hi.
"Dhe ky i shkreti, vjet i bëri dhe i rrëgulloi, i bëri plaçkat dhe ia dogji dhe ato," tha ajo.
