Një traditë disa dekadash, Spanja ndalon luftën e xhuxhëve me demat

Parlamenti spanjoll të enjten ndaloi traditën e diskutueshme të luftës së xhuxhave me dema më të vegjël.

Vendimi u mirëprit nga shoqatat e aftësisë së kufizuar të vendit.

Gjatë spektaklit të çuditshëm, njerëzit e vegjël në Spanjë visheshin  si zjarrfikës ose klloun dhe futeshin  në arena.

Ata gjuanin dema për argëtimin e publikut, por nuk i vranë.

"Lufta e xhuxhave me demat" ka një traditë disa dekadash.

Megjithatë ata humbën shumë nga popullariteti i tyre.

Ligji që u miratua ndalon "shfaqjet ose aktivitetet argëtuese që përdorin personat me aftësi të kufizuara  për të provokuar tallje ose përbuzje në publik” .

Kjo e sjell Spanjën në përputhje me direktivat e BE-së për diskriminimin ndaj personave me aftësi të kufizuara.

Jesús Martín, Drejtori i Përgjithshëm i Këshillit Mbretëror për Personat me Aftësi të Kufizuara, përshëndeti vendimin:

“Ne e lamë pas vetes Spanjën e së kaluarës. Personat xhuxh janë tallur në vende publike në vendin tonë.

Ideja se është në rregull të qeshësh duke qenë ndryshe është përcjellë tek shumë vajza dhe djem që i ndoqën këto shfaqje të turpshme në shoqërinë e të rriturve.”

Por në mesin e “xhuxhëve toreros” pasi edhe zëra kundër.

Në grupin e tyre në Facebook “Argëtim në arenë”,  disa nga luftëtarët shkruajtën se kishin frikë për jetesën pa luftuar.

“Ne jemi luftëtarë, jemi artistë, mjaft ndalesa, nuk duam lëmoshë”.

Madje, disa prej luftëtarëve të demave protestuan jashtë Parlamentit për të shprehur kundërshtimin e tyre ndaj ndalimit të ardhshëm.

Në banderolën e tyre ishte fjala"Liri".