Termocentrali bërthamor në Turqi/ Erdogan dhe Putin: Projekti do sjellë përfitime të mëdha

Turqia inauguroi reaktorin e parë të energjisë bërthamore të ndërtuar me ndihmën e rusisë. Në pamundësi për të qënë prezent në inaugurim, presidentët Erdogan dhe Putin, vlerësuan  bashkëpunimin mes dy vendeve dhe thanë se ky projekt madhështor do të sjellë përfitime për të dy vendet.

Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan dhe homologu i tij rus Vladimir Putin inauguruan reaktorin e parë të energjisë bërthamore në Turqi. Të dy kanë marr pjesë virtualisht në ceremoninë që tregon ngarkimin e karburantit bërthamor në njësinë e parë të energjisë në termocentralin e sapondërtuar.

Termocentrali bërthamor në Turqi/ Erdogan dhe Putin: Projekti do

Termocentrali bërthamor Akkuyu në provincën jugore të Mersinit të Turqisë është ndërtuar nga kompania shtetërore ruse.

Erdogan falënderoi liderin rus për ndihmën e tij, ndërsa zbuloi se projekti madhështor do të japë shumë përfitime.

“Sot, ne jemi bashkë për të ndarë gëzimin e një lëvizjeje madhore që do ta vendosë Turqinë midis vendeve mbajtëse të energjisë bërthamore në botë.

Ne jemi dëshmitarë të dërgimit të karburanteve bërthamore në vendin e centralit, që është faza përpara se termocentrali ynë bërthamor Akkuyu të fillojë të funksionojë.

Akkuyu është investimi më i madh i përbashkët mes nesh dhe Rusisë. Ky projekt, me një kosto investimi prej 20 miliardë dollarësh.

Termocentrali do të vihet në shërbim gradualisht deri në vitin 2028. Vetëm ky termocentral do të sigurojë 10 për qind të konsumit të energjisë elektrike në vendin tonë”, theksoi presidenti turk.

Gjatë bisedës online, Vladimir Putin deklaroi se kanë rënë dakord me Turqinë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar.

“Ky është një projekt flamuri. Ajo sjell përfitime të ndërsjella ekonomike, si dhe ndihmon në forcimin e bashkëpunimit në shumë nivele mes dy vendeve tona”, u shpreh Putin.

Ndërtimi i termocentralit filloi në vitin 2018, ndërsa tërmeti shkatërrues me magnitudë 7.8, nuk i shkaktoi dëmtime objektit.

Erdogan nuk iu bashkua ceremonisë fizikisht pasi nuk mund të udhëtonte për shkak të problemeve shëndetësor që e detyruan atë të anulonte tubimet e fushatës këtë javë.