Vëllezërit e Italisë, vdes senatori Andrea Augello

Ka ndërruar jetë në moshën 62-vjeçare senatori i "Vëllezërve të Italisë", Andrea Augello.

Lajmin e ka dhënë gruaja e tij në Facebook. Senatori ishte i sëmurë prej disa kohësh.

Presidenti i Senatit, Ignazio La Russa, njoftoi vdekjen e Augello në dhomë dhe asambleja mbajti një minutë heshtje.

“Një pikë referimi për shumë njerëz, një politikan jashtëzakonisht i aftë, një njeri inteligjent, i vendosur, qesharak.Do të na mungojë dhe shumë”, shkruan kryeministri Giorgia Meloni në rrjetet sociale.