Vrau 5 vjeçaren dhe e futi në qese plehrash, adoleshenti kishte dalë dy javë më parë nga spitali psikiatrik, kishte dhe precedentë pedofilie

"Unë dua drejtësi," u tha Mama Bianca gazetarëve në lot të mërkurën në qytetin me 5,000 banorë të Rambervillers.

Një 15-vjeçar, i cili, sipas mediave lokale, u lirua nga një institucion psikiatrik vetëm disa javë më parë, thuhet se i ka marrë gjënë më të rëndësishme në jetën e saj, vajzën e vogël.

I riu u arrestua të martën.

Siç raporton e përditshmja rajonale “Vosges Matin”, trupi i zhveshur i fëmijës është zbuluar në një qese plehrash në Rambervillers të martën pasdite rreth orës 16:00.

Në mbrëmje u arrestua 15 vjeçari i dyshuar. Ai vetë mësohet se e ka denoncuar trupin e gjetur në banesën e nënës së tij dhe ka tentuar të mashtrojë hetuesit.

“Fjala është se dy javë më parë ai ishte ende në një spital psikiatrik. Për çfarë arsye e lanë jashtë?”, thotë me lot nëna e vogëlushes së ndjerë.

“Më shkatërroi jetën, (...) ma mori princeshën time të vogël” thotë ajo teksa qan.

Vrau 5 vjeçaren dhe e futi në qese plehrash, adoleshenti kishte

Adoleshenti mesa duket ndodhej në banesën ku u zbulua trupi i vajzës në një qese plehrash.

"Ai është një adoleshent, i njohur mirë për autoritetet, i cili ka kryer akte të papërshtatshme të natyrës pedofilike ndaj fëmijëve të vegjël dy vjet më parë," tha kryetari i bashkisë Ramberviller, Jean-Pierre Michel.

 “Ai u rishfaq në qendër të qytetit disa javë më parë, ku shpesh ngiste biçikletën e tij. Policia e qytetit e ndoqi nga afër” shtoi ai.

Por mesa duket zyrtarët nuk kanë qenë mjaft vigjilentë.

Ndërsa ka parë fëmijën duke luajtur vetëm, adoleshenti mesa duket ka shfrytëzuar rastin, e ka rrëmbyer dhe vrarë Rose-Izabelan.

Prindërit kishin denoncuar zhdukjen e vajzës së tyre pak më parë. Ajo kishte luajtur para shtëpisë së saj.

Sipas gazetës Le Republicain Lorrain, trupi u gjet rreth 100 metra larg shtëpisë së vajzës.

Sipas “Vosges Matin”, dëshmitarët pretendojnë se e kanë parë sesi autori i dyshuar kaloi me biçikletën e tij gri nëpër qendër të qytetit të Vosges dhe u kërkoi disa vajzave të vogla "ta shoqëronin në banesën e tij për t'u dhënë një mace".