Pas shqetësimeve shëndetësore, Erdogan shfaqet në videokonferencë me Putin

Presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, mori pjesë në telekonferencën për termocentralin bërthamor Akkuyu.

Sot, siç ishte planifikuar në orën 16:00, Erdogan mori pjesë përmes videokonferencës në inaugurimin e termocentralit bërthamor në Akkuyu.

Mediat turke kanë transmetuar drejtpërdrejt si presidentin turk, ashtu edhe homologun e tij rus, ndërsa pak më parë kanë pasur një bisedë telefonike.

Të dy krerët diskutuan marrëdhëniet Turqi-Rusi dhe çështje rajonale.

Gjatë bisedës u diskutuan edhe zhvillimet në luftën Rusi-Ukrainë, puna për marrëveshjen e grurit dhe zhvillimet në frontin sirian.

Termocentrali bërthamor i Akkuyu

Termocentrali i parë bërthamor i Turqisë, i cili u ndërtua nga Rusia, do të fillojë të funksionojë vitin e ardhshëm, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Termocentrali bërthamor i Akkuyu u ndërtua nga gjiganti rus Rosatom.

Erdogan vuan nga gastroenteriti

Erdogan kishte anuluar pjesëmarrjen e tij të përjetshme në ngjarje pasi u rrëzua gjatë një interviste televizive të martën mbrëma.

Mjekët e tij rekomanduan anulimin e paraqitjeve të djeshme dhe të sotme, prandaj u vendos që të merrte pjesë në këtë aktivitet përmes videokonferencës.

Në përpjekje për të larguar thashethemet që u përhapën në rrjetet sociale pas njoftimit për anulimin e pranisë së Erdoganit në dy ngjarje publike, drejtori i komunikimit presidencial turk, Fahrettin Altun, duke iu përgjigjur thashethemeve se presidenti turk pësoi një atak në zemër, shkroi në Twitter:

“Ne hedhim poshtë kategorikisht pretendime të tilla të pabaza në lidhje me gjendjen shëndetësore të Presidentit Erdogan".

Gjithçka nisi mbrëmjen e së martës, kur Erdogan do të jepte një intervistë të gjatë për dy rrjete televizive turke, më pak se 20 ditë para zgjedhjeve dhe pasi bëri tre dalje publike në po aq qytete në të njëjtën ditë.

Shfaqja u vonua në mënyrë të pashpjegueshme për një orë e gjysmë dhe u ndal papritur në minutën e dhjetë.

"O Zot!" tha një zë i panjohur pas kamerës para se të mbyllej transmetimi ndërsa gazetari që bënte pyetjen u ngrit nga vendi.

I dëshpëruar, Erdogan u shfaq në ekran një çerek ore më vonë, duke e ndërprerë intervistën dhe duke shpjeguar se ka "gastroenterit viral".

Në një postim në Twitter, Erdogan tha se "po pushonte në shtëpi me këshillën e mjekëve", duke anuluar tre vizita në Anadollin qendror.