Artileria ajrore ruse godet qytetin ukrainas në mesnatë, 1 i vdekur dhe 15 të plagosur nga sulmi me raketa
Një raketë ruse goditi qytetin ukrainas të Mykolayiv (në jug) pas mesnatës , duke vrarë një person dhe duke plagosur 15 të tjerë, njoftojnë autoritetet.
“Rreth orës 01:00 banorët e Mykolayiv dëgjuan katër shpërthime të forta,” tha kryetari i bashkisë së qytetit Oleksandr Senkevich përmes Twitter.
”Një nga raketat goditi një ndërtesë shumëkatëshe. Një tjetër goditi një shtëpi”.
Kryebashkiaku shtoi se furnizimi me energji elektrike është ndërprerë në një pjesë të qytetit . “Deri më tani kemi marrë informacione për 15 të plagosur dhe një të vdekur”, tha Vitaly Kim, kreu i komandës ushtarake rajonale.
Mykolayiv ndodhet në Detin e Zi , rreth 170 kilometra nga Krimea, e cila u aneksua nga Rusia në vitin 2014. Forcat ruse e kanë goditur vazhdimisht qytetin që nga pushtimi i territorit ukrainas në shkurt 2022.



