Presidenti turk ndërpret fushatën: Ma rekomanduan mjekët

Rexhep Taip Erdogan ka anuluar programin e fushatës për ditën e mërkurë dhe daljet e tij publike, për shkak të problemeve me shëndetin. Lideri turk shqetësimet u ka ndjerë gjarë një interviste live. Në audio dëgjohet operatori me një zë shqetësues duke thirrur “Oh my God”.

Presidenti i Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, nuk është ndjere mirë mbrëmjen e të martës, ku ishte duke dhënë edhe një intervistë televizive.

Kamerat nuk kapën momentin kur Erdogan është ndjerë keq, pasi në atë moment ishte fiksuar tek gazetari që në një moment është shtangur dhe është ngritur, ndërsa në sfond dëgjohet dikush që thërret “O Zot!”

Pas këtij momenti, intervista u ndërpre.

Siç raportojnë mediat në Turqi, pas rreth dhjetë minutash ndërprerje të transmetimit, Erdogan u shfaq sërish, ku i kërkoi falje teleshikuesve dhe tha se vuante nga stomaku.

Intervista me Presidentin turk nuk përfundoi ashtu siç ishte planifikuar, ajo zgjati vetëm 10 minuta.

Ndërkohë të mërkurën në mëngjes, Presidenti turk në një postim në twitter falenderoi të gjitha ata që Ii uruan shërim teë shpejtë, por kërkoi ndjesë për të gjitha aktivitetet e lëna përgjysmë.

“Sot do të pushoj në shtëpi me këshillën e mjekëve tanë. Unë do të doja të falënderoja të gjithë ata që i përkasin kombit tim të madh, të gjithë vëllezërit dhe motrat e mia që dërguan urimet dhe lutjet e tyre pas sëmundjes së vogël që pata gjatë transmetimit për shkak të punës sime kërkuese”.

Më 14 maj në Turqi do të mbahen zgjedhjet e radhës presidenciale, ku Erdogan kërkon mandatin e fundit për të drejtuar vendin.