Vritet në bankë kleriku i lartë iranian, u qëllua nga roja i sigurisë
Një sulm me armë zjarri ka lënë të vrarë një klerik të lartë mysliman në Iran. Raportohet se ai ka qenë në ambjentet e brendshme të një banke teksa është qëlluar nga roja i sigurisë për arsye të paqarta.
Një klerik i lartë mysliman ka rënë pre e një sulmi me armë zjarri me pasojë vekjen në veri të Iranit.
Ajatollah Soleimani ndërroi jetë në spital pasi u qëllua në një bankë në Babolsar.
Guvernatori i bankës tha se agresori ishte një ndër rojet e sigurisë bankare, por motivi është ende i paqartë.
Soleimani, i cili ishte në mesin e të 70-ave, shkoi në degën e Bankës Belli në Babolsar për arsyet e tij personale rreth orës 10:30 të së mërkurën me orën lokale kur edhe u qëllua.
Kleriku ishte i ulur në një karrige brenda bankës, ndërkohë që një mesoburrë i veshur me një uniformë blu dhe të bardhë që mbante në dorë një automatik, eci pas tij dhe e qëlloi me një sërë të shtënash.
Hetimet e policisë po vijojnë për të zbardhur detajet rreth ngjarjes por informacionet paraprake hedhin poshtë faktin se ky mund të jetë një akt terrorist.
Prillin e kaluar, dy klerikë u vranë dhe një i tretë u plagos në një sulm me thikë në qytetin verilindor të Mashhadit.
Asambleja e Ekspertëve në të cilin viktimat ishin pjesëtarë ka autoritetin për të emëruar ose shkarkuar udhëheqësin e Revolucionit Islamik.
Anëtarët e saj zgjidhen drejtëpërdrejtë nga populli për një mandat tetë vjeçar.
Trupi mban mbledhje dy herë në vit për të shqyrtuar çështjet kombëtare dhe emëron një kryetar të ri çdo vit tjetër.

