Moska dhe Kievi shkëmbyen sërish robër lufte

Rusia dhe Ukraina njoftuan një tjetër shkëmbim të robërve të luftës, me 40 të kthyer në Rusi dhe 44 në Ukrainë.

Këto shifra u raportuan përkatësisht nga Ministria ruse e Mbrojtjes dhe Zyra e Presidentit të Ukrainës.

Shefi i zyrës së presidentit ukrainas Andriy Yermak në kanalin e tij Telegram raportoi se në mesin e 44 të burgosurve të luftës të kthyer, kishte 36 rekrutuar dhe nënoficerë, gjashtë oficerë dhe dy civilë.

Në mesin e ushtarakëve, shkruan Yermak, ka përfaqësues të shumë degëve të forcave të armatosura - roje kufitare, detarë, roje kombëtare dhe mbrojtës të "Azovstal".

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë ka njoftuar se 40 ushtarakë rusë janë kthyer nga robëria ukrainase pas bisedimeve.

“Të gjithë të liruarve po iu ofrohet ndihma e nevojshme mjekësore dhe psikologjike”, tha ministria në një deklaratë në aplikacionin e mesazheve Telegram.