Skiatori bie në një humnerë shumë të thellë, në Alpe. Shikoni videon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 24 Prill 2023, 16:20
Në videon që po bën xhiron e internetit këto 24 orët e fundit, shihet një skiator, i cili gjatë zbritjes në mal, bie në një humnerë shumë metra të thellë. Aksidenti ka ndodhur në malin Meije në Francë.
Është një mal në Alpe i zgjedhur nga ata që preferojnë ski jashtë pistës.
Siç shihet në video, skiatori 36-vjeçar francez, gjatë zbritjes, bie në një humnerë dëbore dhe pas shumë metrash arrin të fusë skitë në akullnajë dhe në fund të ndalet në një copë akulli.
Në komentet në faqen e tij në Instagram, skiatori përshkruan se si më në fund arriti të dilte nga humnera.
Ngjarja ndodhi në prill të vitit 2022 dhe u regjistrua nga një kamerë GoPro që skiatori kishte në helmetë, por u bë publike pesë ditë më parë.
View this post on Instagram
