Teksasi lejon fenë në shkolla/ Studimi i Biblës dhe praktikim i lutjeve gjatë orarit të mësimit

Teksasi pritet të përfshijë studimin e Biblës dhe praktikimin e lutjeve në shkollat publike nga shtatori I vitit të ardhshëm. Tre projektligje  kanë marrë miratimin e senatit të shtetity amerikan dhe pritet të nënshkruhen nga Guvernatori Greg Abbott.

Vitin e ardhshëm shkollor, shteti amerikan i Teksasit do të përfshijë mësimin e fesë në shkollat publike. Senati në fakt ka miratuar tre projektligje të veçanta për këtë temë. Njëri parashikon që “Dhjetë Urdhërimet” e librit të shenjtë të ekspozohen në të gjitha shkollat publike, tjetri parashikon orë mësimore për t'i lejuar studentët të studiojnë Biblën, dhe i treti parashikon të drejtën për lutje.

Urdhëresat do të vendosen "në shkollat publike fillore ose të mesme" në formën e një "posteri të qëndrueshëm ", në përmasat rreth 40,6 x 50,8 cm. Vendimi rekomandon gjithashtu që Dhjetë Urdhërimet të shtypen me një shkrim të tillë që të mund të lexohen lehtësisht.

Drafti i dytë, i miratuar në Senatin e Teksasit parashikon caktimin e një vendi, brenda orarit të shkollës, për t'i lejuar studentët të luten dhe të studiojnë Biblën.

"Sjellja e Dhjetë Urdhërimeve dhe lutjes në shkollat publike është një hap që duhet të bëjmë për t'u siguruar që çdo qytetar të ketë të drejtë të shprehë ndjenjat fetare lirisht. Dhe kjo do t'u mundësojë studentëve të bëhen më të mirë", shpjegoi zv.guvernatori i Teksasit, Dan Patrick.

Nëse miratohet edhe nga Dhoma e Teksasit dhe më pas nënshkruhet nga Guvernatori Greg Abbott, të tre dispozitat do të hyjnë në fuqi më 1 shtator, pikërisht në kohën e fillimit të vitit të ri shkollor.