Kandidati për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës së "Bashkë Fitojmë" braktis PD, i bashkohet PS

Kandidati për këshilltar për Këshillin Bashkiak të Gjirokastrës nga koalicioni "Bashkë Fitojmë" braktis listën dhe bashkohet me PS.

Magrip Gjika në listën e këshilltarëve të Këshillit Bashkiak të Gjirokastrës njëkohësisht në forume të larta drejtuese të FR te PD së Berishës, ka njoftuar braktisjen e kësaj force politike dhe i është bashkuar PS. Gjika ka dalë sot në fushatë hapur për PS dhe kandidatin e PS për Bashki Flamur Golemi.