"Nuk ndihesh askund si në vendin tënd", Ronela Hajati: Po të mos jenë thashethemet nuk bëj dot këngë
Ka prekur skenat jashtë deri në Eurovizion, por Ronela Hajati thotë se si në Shqipëri nuk ndihet askund dhe pse shumë gjëra nuk shkojnë për vijë.
Në "Why Not" këngëtarja tha se ky vend, lagjia ku rri, kafja e përditshme dhe vetë thashethemet shërbejnë si frymëzim për të.
Ronela Hajati: Siç ndihesh në vendin tënd nuk ndihesh në asnjë vend. Shqipëria si gjithë vendet e botës ka problemet e veta, ka probleme shumë të mëdha që ne nuk i zgjidhim dot sado që të mundohemi. Ne mund të japim një kontribut sado të vogël për mirë. Mua më pëlqen shumë Shqipëria, nuk e ndaj dot zemrën nga Pazari i Ri ku jetoj, nga kafja, thashethemet e lagjes se po mos të jenë ato nuk bëj dot këngë, që të më ngrihen nervat dhe të bëj një këngë të bukur. Marr frymëzim shumë nga kritikat se më kap inati. Eksperiencat jashtë janë të mrekullueshme që kujdo që do ti vinin në dorë do ti shfrytëzonte, mund ti shiste edhe më të mëdha sa i kam shitur unë apo sa janë. Në çfarëdo vendi të shkoj, unë e dua shumë Shqipërinë.

