"Festa gjigande me mijëra njerëz", Ronela Hajati flet për eksperiencën marramendëse në tregun europian
Këngëtarja Ronela Hajati dhe stilisti Niko Komani të ftuar "Why Not" risollën emocionet e përjetuara përgjatë gjithë turneut europian pas pjesëmarrjes në Eurovizionin e vitit të kaluar.
Ronela Hajati: Niko e ka përjetuar më shumë se unë se unë kam qenë në shok gjysmën e kohës. Presioni është shumë i madh, jam mësuar me presionin në punë por kjo ka qenë jashtë çdo pritshmërie. Por ka qenë dhe kënaqësia më e madhe. Kishim një feedback që nuk mendonim kurrë se do ta kishim. Sidomos pas natës së kualifikimit të madh të dëshiruar dhe gjithë këto ëndrrat që kanë gjithë këngëtarët mendova se kënga do të shuhej atje, thashë iku. Pas dy javësh çdo gjë ndryshoi. Kemi kaluar një vit të tërë në Spanjë, Holandë, Itali, pa fund vende jashtë që kemi kënduar për të huaj, kanë qenë festa gjigande me mijëra njerëz. Fakti që kjo u arrit me një këngë, ky është momenti i preshit që thua imagjino të bëj dy këngë çfarë do të bëhet me mua.
Niko Komani: Imagjino çfarë kënaqësie është si shok që shikon se mbi 20 mijë veta ulërasin Ronela. Natën finale në Spanjë ku do të përzgjidhej kënga që përfaqëson këtë vit Spanjën në Eurovizion, Ronela doli në ballkon për të parë njerëzit dhe është kthyer gjithë salla duke bërë zhurmë. Një vëmendje gjigante me shumë dashuri.
Ronela Hajati: Atje e shohin shumë Eurovizionin dhe i ndjekin shumë këngët. Për dikë që duan janë të çmendur.Janë ca njerëz që nuk flasin shqip dhe të kanë qejf, nuk ka gëzim më të madh.

