Ronela Hajati zbulon arsyen e suksesit të “TQR”: Tani treçeku i çifteve ndahen dhe e presin verën single

E publikoi vetëm dy javë më parë dhe po duket se projekti i ri muzikor i Ronela Hajatit po rezulton një sukses i vërtetë.

E ftuar në "Why Not" ajo zbuloi se pse zgjodhi që këngën që e kishte përfunduar të fund të vitit të shkuar ta publikonte tani.

Ronela Hajati: Kjo është një këngë që nga kuptimi dhe nervi është fiks koha e duhur për ta lançuar sepse tani treçeku i çifteve ndahen dhe presin verën single. Teksti dhe muzika janë pjellë e imja si gjithmonë. Zakonisht ndërroj producentët, studiot ku punoj. Këtë radhë kam punuar me Apollon, djalë shumë i talentuar.Ka mbaruar kënga për 10 minuta me tekst dhe melodi, më erdhi një frymëzim i beftë. Prita sa të vinte kjo koha se kënga është bërë që nga nëntori, dhjetori. Por mendova se janari dhe shkurti janë muaj pak më të vakët, doja që të kishte vëmendjen e vet. Kjo është kënga e parë që do të hapë gjysmën e dytë të albumit tim se gjysma e parë doli. Ishte kënga e duhur për të vazhduar dhe 6 të tjera që kam pas kësaj.