"Më lidhin shumë ngjarje…", Ronela zbulon pse erdhi si Frida Kahlo në "TQR"
Ronela Hajati ka rrëmbyer vëmendjen e rrjeteve sociale me publikimin e këngës së saj të fundit “TQR”, ku menjëherë është bërë mjaft virale.
Videoklipi përmban një pjesë ku look-u i Ronelës i bën homazh Frida Kahlo-s, ndoshta një referencë e vuajtjeve që Frida kaloi për shkak të pabesisë së burrave që takoi.
Për "Why Not" Ronela zbuloi "pikëtakimin" me piktoren e njohur meksikane.
Ronela Hajati: Për Fridën kam dëgjuar rastësisht nga një shoqja ime që e kishte shumë qejf. Unë e dua shumë artin dhe mundohem që nga çdo fushë e artit të kem një lloj informacioni por nga piktura është e vetmja gjë që them me plot gojën që nuk di asnjë vizë ta bëj, jam totalisht e paaftë. Dëgjova rastësisht dhe pastaj pashë filmin, pastaj pashë pikturat e saj dhe fillova të lexoj, u fiksova. Frida ka pasur jetë shumë dramatike, problematike, shumë të vuajtur, gati gjatë gjithë kohës pa dëshirën e saj. Më lidhin shumë ngjarje kyçe në jetën e saj me shumë ngjarje që kanë ndodhur në jetën time.

