"I bëra padrejtësi Flori Mumajesit, nuk ia fal vetes", Bruno i Big Brother VIP rrëfen pengun më të madh

Këngëtari shqiptar, Bruno Pollogati, së fundmi ka qenë i ftuar në emisionin ‘Glamour Zone’ përballë moderatores Ester Bylyku ku i është përgjigjur pyetjeve të saj pikante.

Pasi zbuloi skemën e ndarjes së pikëve në festivalin muzikor ‘Kënga Magjike’, Bruno zbuloi pengun që kishte ndaj Flori Mumajesit.

Fillimisht ai tha se artistët i ndanin pikët mes njëri-tjetrit dhe e linin me fjalë përpara se të votonin në publik.

Pakujdesia gjatë një momenti të tillë, ka shkaktuar dhe një padrejtësi që ai ndjen se ka bërë ndaj Flori Mumajesit.

"Flori i ka dhënë një kontribut të madh muzikës shqiptare dhe unë atë vit harrova që ti jepja pikë. Për mua ai është një gabim që nuk do t`ia fal kurrë vetes. Nuk duhej ta bëja këtë ndaj Florit, nuk më falet", u shpreh Bruno.

Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.