Marramendëse/ Bruno zbulon sa është paguar për një ditë qëndrimi në Big Brother VIP Kosova
Bruno Pollogati, këngëtari shqiptar i cili u bë tepër i njohur nëpërmjet grupit ‘Revolt Klan’, ka qenë së fundmi i ftuar në një intervistë përballë moderatores Ester Bylyku.
Ndër të tjera, ai ka ndarë me publikun disa prapaskena nga eksperienca në ‘Big Brother VIP Kosova’, dhe një nga kuriozitetet më të mëdha të ndjekësve të tij ka qenë pagesa për ditët e qëndrimit në shtëpinë më të famshme në Kosovë.
Të gjithë ish-konkurentët kanë pranuar se ndryshe nga ‘Big Brother VIP’ në Shqipëri, ku asnjëri nuk paguhet, në Kosovë ata marrin nje pagesë mujore. Por sa është kjo pagesë?
Bruno: Ka qenë një pagesë shumë e kënaqshme, të paktën flas për veten. Ka qenë një ‘x’ shifër me disa zero nga pas, por të saktë nuk mund të ta them për çështje etike.
Shenim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.
